Ferizaj: Dënohen dy shoferë, tejkaluan në vijë të plotë

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 11:49
Ferizaj: Dënohen dy shoferë, tejkaluan në vijë të plotë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur dy persona në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, ndaj tyre është shqiptuar gjobë kundërvajtëse rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 07.11.2023 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan , në dy lokacione të ndara në fshatin Mirosale dhe Sojevë të Ferizajt ka ndaluar shoferët A.A (M/K) i moshës 22 vjeçar dhe H.Y ( M/K) i moshës 48 vjeçar, të cilët me veturat e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacionin rrugor, tejkalim në vijë të plotë. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)