Kryeparlamentari Konjufca thotë se Kosova është gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së

  • S.A /
  • 08 November 2023 - 12:17
Kryeparlamentari Konjufca thotë se Kosova është gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së

Në Konferencën e mbajtur për hartimin e Agjendës Transformuese të Kosovës, kreu  i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nevojitet bashkëpunim nga të gjitha shtetet për të arritur barazi dhe mirëqenie pa dallim. Ai  është e zotuar për të kontribuar në përpjekje të përbashkëta globale. Sipas Konjufces, zbatimi i suksesshëm i Agjendës 2030-të do t’i hap rrugë Kosovës për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, transmeton "Kosova Sot Online".

Po ashtu, Konjufca shtoi se plani zhvillimor i Agjendës 2030-të përfshin të gjithë sektorët që kërkojnë ndihmë institucionale shtetërore. Ai tha se institucionet tona janë të gatshme për hartimin e kësaj Agjende dhe së është një mundësi e mirë për të dëshmuar aftësitë që i ka Kosova.

Qëllimi i Konferencës për Agjendën Transformuese të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, është të forcojë koncensusin në Kosovë rreth Agjendës Transformuese të OZHQ-ve dhe të ofrojë një platformë për diskutim interaktiv ndërmjet institucioneve dhe palëve tjera me interes për të formësuar fushat prioritare të Agjendës Transformuese të Kosovës.

(Kosova Sot Online )