Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 13:43
Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këto dy ditët e fundit priti në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti i falënderoi pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës.

“U diskutua gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

(Kosova Sot Online)