Për Kosovën rruga evropiane po vjen me dialog të suksesshëm, duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 14:05
Për Kosovën rruga evropiane po vjen me dialog të suksesshëm, duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, është pyetur nëse ka ndonjë vendim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Varhelyi tha se është aplikacioni i parashtruar nga Kosova, por që Këshilli nuk ka kërkuar ende nga Komisioni që ta jap mendimin.

“Po ka një aplikacion për anëtarësim të parashtruar nga Kosova. Këshilli nuk ka kërkuar ende nga Komisioni që ta jap mendimin. Ne jemi gati ta japim mendimin. Nuk është detyra ime ta interpretoj qëndrmin e Komisionit ose shteteve anëtare”, tha fillimisht ai.

Tutje, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë të BE-së shtoi se për Kosovën rruga evropiane vjen përmes dialogut të suksesshëm, dhe se përpjekjet duhet të dyfishohen.

“Për Kosovën rruga evropiane po vjen mes dialogut të suksesshëm. Ata duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta bërë dialogun e tyre të suksesshëm”, tha ai.

(Kosova Sot Online)