Berjani del me njoftim për çmimet e derivateve të naftës

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 14:04
Berjani del me njoftim për çmimet e derivateve të naftës

Se çmimet e derivateve në Kosovë janë në rënie, e ka pohuar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se çmimi naftës është 1.44 cent, ndërkaq i benzinës 1.49 cent.

“Çmimi i derivateve është në rënie, çmimet në tregjet ndërkombëtare berz ka prodhim të shtuar nga organizata OPEC”, tha ai.

Sipas tij, kjo rritje e prodhimit është duke reflektuar edhe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)