Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen tre persona

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 14:42
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në orën 10:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Njësia policore e autostradës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me aksidentin”, njoftoi policia.

(Kosova Sot Online)