Një shtëpi kaplohet nga zjarri në Ferizaj

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 14:51
Një shtëpi kaplohet nga zjarri në Ferizaj

Një shtëpi banimi është kapluar nga flakët sot në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa, Polici dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orë 14:10 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj një shtëpi banimi është kapluar nga flaka. Polici dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli.

Ai tha se zjarri është shuar.

Fotografia është ilustrim

(Kosova Sot Online)