Njihuni me stërmbesen e Titos e cila hoqi dorë nga mbiemri i famshëm

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 15:43
Njihuni me stërmbesen e Titos e cila hoqi dorë nga mbiemri i famshëm

Sara Haas është vajza e regjisorit Sasha Broz dhe stërnipi i Josip Broz Titos, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sara Haas ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 29-të, me profesion është skenografe dhe me nënën e saj bashkëpunon edhe në biznes.

Sara dhe Sasha punuan së bashku për të tretën herë në shfaqjen “Takim i rastësishëm në një dyqan të rritur”.

Babai i saj është aktori i njohur Ranko Zidariq

Sara vendosi të zëvendësojë mbiemrin e babait të saj me mbiemrin e stërgjyshes së saj të ndjerë Herta Haas, gruaja e tretë e Josip Broz Titos.

“Nuk e kam marrë mbiemrin nga stërgjyshja vetëm për respekt për të, por nga respekti për dy persona në familje që di se janë jashtëzakonisht të lumtur që të paktën dikush mban ende mbiemrin Hass”. Ndryshimi i mbiemrit nuk është ndonjë ndryshim i madh për mua, sepse unë jam gjithmonë Sara për të gjithë, në fund të fundit nuk është e vështirë të zbulosh se kush jam”, ka thënë ajo për Jutarnji list disa vite më parë.

Image

(Kosova Sot Online)