Ja kur vazhdon seancën plenare Kuvendi i Kosovës

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 16:02
Ja kur vazhdon seancën plenare Kuvendi i Kosovës

Vazhdimi i seancës plenare, do të mbahet të enjten njoftojnë nga Kuvendi i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke filluar nga ora 10:00, ky është rendi i ditës:

Seanca e veçantë, e paraparë më 27 tetor dhe e shtyrë më 2 nëntor 2023:

Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP).

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor dhe 2 nëntor 2023:

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

III.  Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 nëntor 2023:

Votimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës,
3.  Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave,
4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike,
5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore,
7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
8.  Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,
9.  Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
10.  Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
11.  Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
12.  Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)