Policia e Kosovës del me njoftim: Kemi sekuestruar 244 telefona për dy ditë

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 17:52
Policia e Kosovës del me njoftim: Kemi sekuestruar 244 telefona për dy ditë

Gjatë dy ditëve të fundit kemi sekuestruar 244 telefona të mençur gjatë kontrolleve në 31 “Mobile Shop”, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për një prej bizneseve, që ka qenë dje i mbyllur, Policia ka bërë me dije se në të sot janë sekuestruar 67 telefona të mençur, të cilët dyshohet se në vendin kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta, si dhe 59 telefona të mençur janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale: • “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” • “Kontrabandimi i mallrave” dhe • “Shmangia nga tatimi””, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare, dje është zbatuar Urdhër Kontrolli i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontrollimin e 31 lokaleve/bizneseve “Mobile Shop” në Prishtinë dhe si rezultat i zbatimit të kësaj Urdhëresë, me datë 07.11.2023 janë kontrolluar gjithsejtë 30 biznese nga 31 të cekura në të dhe janë sekuestruar 118 telefona të mençur, ndërsa një biznes i njohur për hetuesit në momentin e fillimit të kontrollit e deri në përfundim nuk ka qenë i hapur, andaj i njëjti në konsultim me Prokuroren e rastit e në koordinim me Inspektorët nga MINT është bllombuar, të mos ketë qasje askush në të.

Sot më datë 08.11.2023, pasi që është lajmëruar pronari i biznesit në fjalë, në vazhdën e zbatimit të urdhër kontrollit të lartcekur nga Gjykata, Policia së bashku me Inspektorë nga MINT, rreth orës 09:30 ka shkuar në lokacionin në fjalë, është hapur lokali në prezencën e pronarit dhe është bërë kontrollimi i tij.

Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalë sot janë sekuestruar:

– (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.

– (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:

 “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”

 “Kontrabandimi i mallrave” dhe

 “Shmangia nga tatimi”

Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)