Pasi bie lisi një person kërkon ndihmë mjekësore në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 19:39
Pasi bie lisi një person kërkon ndihmë mjekësore në këtë vend të Kosovës

Raportohet se një lis ka rënë si pasojë e motit të lig, duke dëmtuar kështu dy vetura, teksa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktualisht rruga “Beqir Kastrati”, aty ku ra lisi, po bëhet përpjekje të pastrohet.

Kështu tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Reth ores 17:50 një lis është rrëzuar në rrugën “Beqir Kastrati” me ç’rast dy automjete kanë pësuar dëme materiale, ndërsa një person është dërguar në emergjencë e qytetit edhe përkundër faktit se nuk ka pasur lëndime të dukshme.  Aktualisht është duke u bërë përpjekje për pastrimin e rrugës”, tha Elezaj.

(Kosova Sot Online)