Elshani e zbulon: Ja sa automjete kaluan nga targat ilegale në RKS

  • A P /
  • 08 November 2023 - 20:20
Elshani e zbulon: Ja sa automjete kaluan nga targat ilegale në RKS

Mbi 1 mijë automjete janë regjistruar në RKS, duke i larguar përfundimisht targat ilegale.

Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, tha se ky numër i regjistrimeve u arritë për shtatë ditë pune, teksa shtoi se pritet që deri në fund të muajit të përfundojë procesi, duke u kthyer automjetet në targa legale.

“Mbi një mijë vetura janë regjistruar për shtatë ditë pune, presim që ditët në vijim të ketë më shumë regjistrime, konsiderojmë që deri në fund të muajit do të përfundojnë krejt”, tha Elshani

“Është duke u punu edhe të shtunave, por nëse ka fluks mund të bëhet regjistrimi edhe të dieleve”, tha tutje Elshani

(Kosova Sot Online)