Shkëlzen Gashi: Kush i ka lypë Edi Ramës draft të Asociacionit?

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 21:40
Shkëlzen Gashi: Kush i ka lypë Edi Ramës draft të Asociacionit?

Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar se është i shqetësuar se pse kryeministri shqiptar Edi Rama e ka bërë Draft-Statutin për Asociacionin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, ky draft-statut s’do të realizohet, por u shpreh se “Rama e ka një hall që po merret me këtë punë”

“Kjo s’bëhet, por çka po më shqetëson mua është pse Edi Rama mu merr me këtë punë, çfarë halli ka ky pse spo i këqyrë punët e veta. Pse s’po e këqyr shtetin e vetë, kush ta ka lyp Draftin? Kosova s’ta ka lyp Draftin çka i ke dhanë zor. Kryeministri i Kosovës i tha ma mirë është ai mi këqyr punët e veta sesa me na bo dëm, na s’i kemi kërku Draft pse me bo Draft ai. Një zor e ka, kokë me vete se ka bë por mos i ka thanë dikush se?”, tha ai në Pressing,

(Kosova Sot Online)