Gashi: Kurti nuk e ka pranu Asociacionin!

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 22:00
Gashi: Kurti nuk e ka pranu Asociacionin!

Shkëlzen Gashi, aktivist i shoqërisë civile, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë pretendim, Gashi e bazon në atë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit për shkak të kushteve që i ka vendosur Kurti.

Ai ka thënë se Kurti ka vendosur si kusht nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, gjë që Gashi thotë presidenti serb Vuçiq “nuk e bën kurrë një gjë të tillë”.

Kushti i dytë është njohja e Kosovës nga pesë vendet jo-njohëse të Bashkimit Evropian, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro.

Si dhe përmendi kushtin e Kurtit për partneritet me NATO’n.

”Kurti nuk e pranon, nuk po e ngoni mirë. Ai i vendosi tri kushte, tha duhet me nënshkru marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit, e para, këtë nuk e pranon Vuçiqi kurrë. Marrëveshje ashtu siç është e Brukselit dhe Ohrit, Vuçiqi nuk e pranon. Kushti i dytë ishte pesë vendet e BE-së me e njoftë Kosovën, e kushti i tretë tha partneriteti me NATO’un që kishte me hap rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka thënë Gashi të mërkurën.

Megjithatë, ai kishte edhe mos-pajtime me draft-statusin e prezantuar, ku përmendet se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihen me mirë-besim dhe pa kushte.

Gashi thotë një gjë e tillë “mirëbesim me Beogradin zyrtar” nuk ka. 

(Kosova Sot Online)