Nëna braktis foshnjën e porsalindur në bodrumin e një banese

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 23:00
Nëna braktis foshnjën e porsalindur në bodrumin e një banese

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Tiranë, ku një foshnje  e porsalindur u gjet e braktisur në garazhin e një pallati në Yzberisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Foshnja u gjet pasi policia u sinjalizua nga një banor se kishte dëgjuar të qara.

Menjëherë i sapolindur i dërgua në spital, ku gjendja e tij vijon të mbetet e rëndë.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme ka dalë realacioni i plotë i maternitetit “Koço Gliozheni”. Në rlacion theksohet se në momentin e mbërritjes foshnja ka qenë i mbuluar me gjak dhe pa shenja jete.

Më tej thekshet se pas 40 minutash për reanimit intensiv bebi i seksit mashkull dha shenja jete. aktualisht ndodhet në intubim.

Relacioni i plotë:

Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete.

Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).

Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.

U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.

Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Nërkohë mbrëmjen e sotme është identifikuar dhe shoqëruar nëna e foshnjes, e cila është E.I 29-vjece nga Pogradeci dhe jeton në Tiranë në lagjen “3 Dëshmorët”.

Aktualisht po merret në pyetje nga policia.

(Kosova Sot Online)