Sot vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 08:08
Sot vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës Hagë, sot do të vazhdoj gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dje (më 8 nëntor), Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Gjergj Dedaj ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rifillojë sot në orën 09:00 të mëngjesit ku edhe pritet të nisë edhe dëshmia e dëshmitarit tjetër të Prokurorisë.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Gjergj Dedaj, seanca e sotme në gjykatën Thaçi etj. gjykimi është shtyrë. Gjykimi do të rifillojë të enjten, më 9 nëntor 2023, në orën 09:00, kur pritet të nisë edhe dëshmia e dëshmitarit të radhës të SPO-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)