Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë, e ka ditë saktë që ka me ndodhë

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 08:27
Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë, e ka ditë saktë që ka me ndodhë

Në korrik të këtij viti, deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës u përleshën mes vete në Kuvend, gjatë kohës kryeministri Kurti, fliste për situatën në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas deputetit, Fatmir Humolli, ka qenë skenar i organizuar nga Qeveria.

Humolli ka thënë se para përleshjes ka pasur forca shtesë të policisë.

“Për seancën kur u bo problemi në Kuvend që u rrehen. Para se me filliu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend, d.m.th. Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë. Ka qenë skenar i organizuar”, ka thënë Humolli.

(Kosova Sot Online)