Jeffrey Hovenier: Asociacioni në përputhje me Kushtetutën, s’do të ketë kompetenca ekzekutive

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 10:37
Jeffrey Hovenier: Asociacioni në përputhje me Kushtetutën, s’do të ketë kompetenca ekzekutive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se draft-statuti i Asociacionit që diplomatët euro-amerikanë ia kanë prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duhet ta respektojë plotësisht Kushtetutën e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier se qëndrimi i SHBA-së është që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se Kushtetuta s’duhet të ndryshojë për t’i bërë vend kësaj bashkësie komunash.

Ambasadori tha se Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive.

(Kosova Sot Online)