Në Prekaz gjenden mbetje mortore , dyshohet të jenë të personave të zhdukur

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 11:08
Në Prekaz gjenden mbetje mortore , dyshohet të jenë të personave të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Prekaz janë gjetur mbetje mortore të viktimave që mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Pas disa orë gërmimeve, ekipet kan hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateteve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.”

Në njoftim thuhet se gërmimet po vazhdojnë ende

(Kosova Sot Online)