Fli, turshi, mantia në ambasadën amerikane, Jeffrey Hovenier ndanë fotografi nga “Darka e Lamës”

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 11:45
Fli, turshi, mantia në ambasadën amerikane, Jeffrey Hovenier ndanë fotografi nga “Darka e Lamës”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka treguar se bashkë me stafin e ambasadës kanë shijuar ushqime tradicionale kosovare në një darkë speciale diku ne hapësirat e Ambasadës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier shkruan se “Darka e Lamës”, është ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur dhe se është kujtesë e madhe e pasurisë dhe diversitetit që ka Kosova për të ofruar.

“Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi flija të shijshme dhe ushqime të tjera tradicionale në një darkë speciale të korrjes/Darka e Lamës në hyrjen tonë. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur është gjithashtu një kujtesë e madhe e pasurisë dhe diversitetit që Kosova ka për të ofruar”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)