Dështon edhe sot miratimi i Rezolutës për mbështetjen financiare të policisë

  • S.A /
  • 09 November 2023 - 12:22
Dështon edhe sot  miratimi i Rezolutës për mbështetjen financiare të policisë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur sërish të miratojë Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga 84 deputetë sa morën pjesë në votim, 25 votuan për, kundër asnjë dhe 59 deputetë abstenuan.

“Nuk i merr shumicën e votave kjo rezolutë, pra nuk kalon”, ka thënë Konjufca.

Kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës.

Me anë të kësaj rezolute, është propozuar që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.

(Kosova Sot Online )