Hill: Destinacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi në Perëndim

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 13:32
Hill: Destinacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi në Perëndim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se destinacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi i plotë në Perëndim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hill thotë se kjo rrugë do t’ua përmirësojë jetën njerëzve dhe gjeneratave të ardhshme.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të arrijnë në destinacionin e tyre…dhe destinacioni është integrimi i plotë në Perëndim. Kjo është rruga që do ta përmirësojë jetën për këtë dhe brezat e ardhshëm”, ka thënë Hill.

(Kosova Sot Online)