Sulmohet fizikisht U.D drejtori i Minierës në Trepçë

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 13:56
Sulmohet fizikisht U.D drejtori i Minierës në Trepçë

Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Minierës së Trepçës, Bahri Karaça, është sulmuar fizikisht në zyrën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është duke u intervistuar.

“Rreth orës 11:00, ankuesi mashkull shqiptar i Kosovës, ka raportuar se në vendin e tij të punës në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari, po ashtu mashkull shqiptar i Kosovës. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është duke u intervistuar”, tha Zahiti.

(Kosova Sot Online)