Haxhiu: Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 14:33
Haxhiu: Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve

Sot gjatë ditës Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftaur se ka gjetur mbetje mortore në Prekaz, të cilat mund të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një njoftimi ka thënë se në Prekaz të Poshtëm janë gjetur mbetjet mortore të tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.

‘’Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve.Ekipet e Institutit të Mjeksësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë. Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor’’, është shprehur Haxhiu.

Më tutje Haxhiu ka thënë se në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

(Kosova Sot Online)