Të shtëna në një shkollë, raportohet për një të plagosur

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 15:22
Të shtëna në një shkollë, raportohet për një të plagosur

Një nxënës i një shkolle në qytetin gjerman të Offenberg ka plagosur me armë zjarri një shok klase, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar rreth orës 13:00 se i dyshuari është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh në shkollën në Offenberg dhe se ai ishte një të mitur.

Sipas gazetës gjermane Bild, në aksion kanë marrë pjesë katër helikopterë policie dhe dhjetëra policë në terren.

Rreth 180 nxënës të shkollës u evakuuan nga ndërtesa dhe iu dorëzuan prindërve të tyre.

Aktualisht policia është në kërkim të ambienteve për autorë të tjerë të mundshëm apo sende të dyshimta.

Sipas Bild, bëhet  fjalë për një shkollë speciale për fëmijë me vështirësi në të nxënë. 

(Kosova Sot Online)