Kamioni i parë me barna nga Serbia arrin në veri të Mitrovicës

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 17:30
Kamioni i parë me barna nga Serbia arrin në veri të Mitrovicës

Raportohet se kamioni i parë me solucione infuzioni, i cili u dorëzua në Kosovë nga Serbia pesë ditë më parë, sapo ka mbërritur në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë, sipas mediumit lokal në gjuhën serbe “KoSSev”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Para disa ditësh, Serbia ka nisur një dërgesë me barna për komunat e banuara me shumicë serbe, por që kishin pritur në doganë.

Për këtë kishte lajmëruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)