Elshani: Ja sa automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 19:00
Elshani: Ja sa automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Qytetarët serb të Kosovës në veri të vendit vazhdojnë t’i regjistrojnë automjetet me targa të Kosovës duke i hequr ato ilegalet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri sot 1140 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar për RTKlive se deri më sot janë regjistruar 1140 automjete. 

Sipas tij, interesimi për regjistrim të veturave është në rritje.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

(Kosova Sot Online)