Kryeministri Kurti në Paris takon ekonomistin e njohur

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 20:33
Kryeministri Kurti në Paris takon ekonomistin e njohur

Gjatë qëndrimit në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti ka pasur edhe takime të tjera, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai njofton se ka takuar ekonomistin e njohur Thomas Piketty, me të cilin thotë se ka diskutuar për Kosovën e ngjarjet e ndryshme botërore.

“Kënaqësi takimi me ekonomistin dhe profesorin e shquar francez Thomas Piketty, në zyrën e tij në Paris sot. Ne diskutuam për Kosovën, ngjarjet botërore dhe rreziqet që e djathta ekstreme paraqet për barazinë demokratike dhe prosperitetin ekonomik”, njofton kryeministri.

(Kosova Sot Online)