Kurti takon përfaqësues të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 09:54
Kurti takon përfaqësues të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beçiroviq, ku ky takimi është zhvilluar në Francë, ku kryeministri po qëndron në kuadër të Forumit të Paqes, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Falënderoj kryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiq, dhe anëtarin e Presidencës, Denis Beçiroviq, për një takim produktiv”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Kurti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar mbi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, në mënyrë specifike për marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe letërnjoftim.

(Kosova Sot Online)