Prishtinë: Nën kërcënimin e armës grabitet një grua në shtepinë e saj

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 10:53
Prishtinë: Nën kërcënimin e armës grabitet një grua në shtepinë e saj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton policia, persona të panjohur nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash në shtëpinë e një gruaje dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj, kanë hyrë disa persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash në vlerë të konsiderueshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.

Rasti është në hetime.

(Kosova Sot Online)