Gjetjet mortore në Prekaz të Skenderajt, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 11:59
Gjetjet mortore në Prekaz të Skenderajt, Policia jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë se dje gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt, ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave,përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

“Njësitet e DHKRL-së së bashku me komisionin qeveritar për persona të zhdukur dhe IML-në, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’ rast në fshatin Prekaz i Poshtëm, kanë gjetur mbetje eshtrave që dyshohet se janë të së paku tre personave, të cilët dyshohet se janë në listën e personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës së fundit në vitin 1999”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)