Bislimi: Barazia gjinore parakusht për integrimin evropian

  • S.A /
  • 10 November 2023 - 12:37
Bislimi: Barazia gjinore parakusht për integrimin evropian

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të premten takim konsultativ të nivelit të lartë  me temen “Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore”, transmeton "Kosova Sot Online".

Në këtë takim pune u tha se barazia gjinore është e rëndësishme të jetë e fokusuar në zbatimin e ligjeve, sepse nuk mund të ketë proces të integrimit të një shoqërie pa u respektuar barazia gjinore dhe se ky duhet të jetë prioritet i Institucioneve të Kosovës.

Duke  u fokusuar në temë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, tha se trajtimi i drejtë i perspektivës gjinore është parakusht dhe kriter me peshë për integrimin të suksesshëm evropian.

“Perspektiva gjinore nuk është trajtuar sa duhet e rrjedhimisht shihet si problem dhe kemi nevojë për të adresuar perspektivën gjinore në rrugëtimin tonë drejtë Bashkimit Evropian”, tha ai.

Sipas tij, kemi problem në barazinë gjinore dhe për këtë duhet të ketë vetëdijësim për këtë.

(Kosova Sot Online )