Komuna e Prishtinës rregullon ndriçimin publik në këto lagje

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 15:16
Komuna e Prishtinës rregullon ndriçimin publik në këto lagje

Rreth 17 probleme me ndriçim publik janë rregulluar në Prishtinë, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Qytetarët kanë raportuar për probleme që kanë të bëjnë me ndriçimin publik në platformën “Ndreqe.com”.

Në njofim thuhet se Komuna ka rregulluar ndriçimin në lagjet Medresa, Qendër, Lakrishtë, Dardani dhe Ulpianë.

“17 ankesa për ndriçim publik të raportuara nga qytetarët në lagjet Medresa, Qendër, Lakrishtë, Dardani dhe Ulpianë në Kryeqyteti Prishtina janë rregulluar nga komuna. Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

(Kosova Sot Online)