Në Vermicë parandalohet futja ilegale e 65 mijë eurove

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 15:58
Në Vermicë parandalohet futja ilegale e 65 mijë eurove

Raportohet se është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove, gjatë zhvillimit të operacionit nga njësit e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës në Vërmicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dogana njofton se në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë.

Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro.

Rasti është dërguar për hetime derisa është marrë masa të menjëhershme e konfiskimit të 25% të shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro. Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundim e procedurave të mëtejme.

(Kosova Sot Online)