Arrestohet një person në këtë qytet të Kosovës

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 16:07
Arrestohet një person në këtë qytet të Kosovës

Për veprën penale, “posedim i paautorizuar i narkotikëve”, policia e Kosovës në Vushtrri, ka arrestuar një 23-vjeçar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi prej një viti.

“Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar personin H. S., 23-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata kompetente për veprën penale ” posedim i paautorizuar i narkotikëve”. Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej një (1) viti”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)