Ky është i riu nga Kosova i cili humbi jetën pasi ra brenda mikserit të betonit

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 19:45
Ky është i riu nga Kosova i cili humbi jetën pasi ra brenda mikserit të betonit

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një punëtor i një kompanie të tullave ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima vdiq pasi u dërgua në spital, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Kështu kanë bërë me dije burimet e mediave nga Emergjenca, që njoftuan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Raportohet se viktima punonte në kompaninë e tullave “Linda Group” , ku dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë në një makineri të betonit dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës
Personi që dyshohet se ka vdekur nga kjo ngjarje tragjike është Jetmir Kryeziu, 20 vjeqar.

(Kosova Sot Online)