Hoti: Nuk mund të gjendet asnjë projekt madhor i Qeverisë Kurti

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 20:25
Hoti: Nuk mund të gjendet asnjë projekt madhor i Qeverisë Kurti

Deputeti Abdillah Hoti ka thënë se populli s’ka parë asnjë të mirë nga buxheti. Sipas tij, buxheti i Qeverisë Kurti është shndërruar në buxhet subvencionesh.

“Kur të ndalesh me mëndu çka ka realizu për këto vite kjo qeveri nuk të kujtohet as edhe një projekt i vetëm madhor, pra populli nuk pa asnjë të mirë nga ky buxhet, ose me thënë ndryshe nuk ka pa hajr prej këtij buxheti. Në fakt buxheti i kësaj qeverie është shndërrua në buxhet të subvencioneve, sado që janë të rëndësishme subvencionet por kur ato shndërrohen në çështje kryesore të buxhetit tregon se këta nuk ja kanë haberin për zhvillim ekonomik”, ka thënë ish kryeministri Hoti.

(Kosova Sot Online)