Tahiri: Me këtë Qeveri, shlirë, mund ta harrojmë antarësimin në BE

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 09:46
Tahiri: Me këtë Qeveri, shlirë, mund ta harrojmë antarësimin në BE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se raporti i sivjetëm i Komisionit Evropian për Kosovën, është më negativi në historinë e post-pavarësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duke iu referuar Raportit të Progresit, Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e quajtur qeveri të regresit, politizimit, dështimit dhe paaftësisë.

Sipas Tahirit, në këtë raport, termi “progress” përmendet rreth 205 herë, por vetëm tetë herë theksohet se ka progress të mirë.

Tutje, Tahiri ka thënë se “Me këtë Qeveri, shlirë, mund ta harrojmë antarësimin në BE!”.

(Kosova sot Online)