Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin një krevat dhe ilaçe shëndetësore

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 10:17
Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin një krevat dhe ilaçe shëndetësore

Para një jave, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në Qendrën e Mjekësisë Familjarë më fshatin Shtraz të Kaçanikut, ku kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë nuk dihet vlera e dëmit.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është në hetime.

“Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

(Kosova Sot Online)