Valon Murati ia rikujton Kurtit deklaratën se “Asociacioni ka vdekur”

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 12:47
Valon Murati ia rikujton Kurtit deklaratën se “Asociacioni ka vdekur”

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “ideja e ripërcaktimit të kufijve ka dështuar por nuk ka vdekur”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati ka thënë se Kurti në vitin 2015 dhe 2016 për Asociacionin thoshte se ka vdekur.

Ai tutje ka thënë se nëse ka dështime dhe vdekje projektesh, atëherë s’po dihet se cili është gjallë dhe i suksesshëm njëkohësisht.

“Kryeministri sot paska thënë se ideja e ripërcaktimit të kufijve ka dështuar por nuk ka vdekur. Ndërsa për projektin e asociacionit në vitin 2015 dhe 2016 thoshte se ka vdekur! Nëse ka dështime dhe vdekje projektesh, ne sot nuk po e dimë se cili është gjallë dhe i suksesshëm njëkohësisht?”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)