Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit realizon një operacion policor në rajonin e Gjakovës

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 14:08
 Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit realizon një operacion policor në rajonin e Gjakovës

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

(Kosova Sot Online)