Von Cramon: Nëse s’ka ekstradim e bashkëpunim për Banjskën, BE-ja duhet të veprojë ndaj Serbise e jo vetëm të flasë

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 14:43
Von Cramon: Nëse s’ka ekstradim e bashkëpunim për Banjskën, BE-ja duhet të veprojë ndaj Serbise e jo vetëm të flasë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka folur për raportin e BE-së me Serbinë pas Banjskës dhe për masat e mundshme ndaj Beogradit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportuesja e Parlamentit Evropian ka thënë se nëse s’ka bashkëpunim, ekestradim dhe nëse s’ka transparencë për rastin e Banjskës, atëherë BE-ja s’duhet vetëm që të flasë por edhe të veprojë.

“Ka një ndikim të qartë, por nëse ne ndalojmë paratë për Serbinë, ky do të ishte vendim shumë i butë për Vuçiqin. Vuçiqi do jetë para zgjedhjeve dhe gjëja me e keqe që mund t’i ndodh se pse BE pezulloi fondet dhe pse mori masa ndaj tij. Nëse s’ka bashkëpunim, s’ka ekstradim, nëse s’ka transparencë, BE-ja s’duhet të flasë por edhe të veprojë, dhe shpresoj se disa prej tyre do t’i shohim së shpejti”, ka thënë Von Cramon.

Ajo tutje ka thënë aktualisht Vuçiq është shumë i dobët nga protestat, dhe ka potencuar se PE-ja po pret që të shoh rezultatet e hetimit për Banjskën deri në fund të vitit.

“Vuciq për momentin është mjaftë i dobët. Ai u përball më shumë protesta. Ka shumë presion. Do të prisja të shihja një rezultat të hetimit për Banjskën deri në fund të vitit. Këtë kemi formuluar dhe këtë presim ne në Parlamentin Evropian”, ka thënë Von Cramon.

(Kosova Sot Online)