Murati: Komuna e Prishtinës e ka më mirë buxhetin së kurrë më parë

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 15:20
Murati: Komuna e Prishtinës e ka më mirë buxhetin së kurrë më parë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti aktuali i komunës së Prishtinës është shumë më mirë sesa që ishte në vitet tjera, përcjell “Kosova Sot Online”

Murati tha se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna.

Postimi i plotë:

Për vitin 2021, në buxhetin e përgatitur nga qeveria e udhëhequr nga LDK, e ku edhe Ministria e Financave udhëhiqej nga ta, buxheti për Komunën e Prishtinës ka qenë:

87.6 milionë euro

ku nga to 58.5 milionë ishin mbështetje nga qeveria, ndërsa 28.2 milionë euro ishin të hyrat vetanake.

Për vitin 2024, me Qeverinë Kurti, buxheti për Komunën e Prishtinës është:

123.7 milionë euro

ku nga to 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet t’i mbledhë.

Nëse bëjmë krahasimin për këtë periudhë, e shohim se të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro. Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna.

Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë.

(Kosova Sot Online)