Kurti takon James O’Brien në Paris, thotë se ia konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 15:59
Kurti takon James O’Brien në Paris, thotë se ia konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Paris është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se ai ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe për synimet për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Kënaqësi të takoja me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së [për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike] O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti në X.

(Kosova Sot Online)