Zogaj - Muratit: Ju si Qeveri se keni ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën, perveç asaj qe na takon me ligj

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 17:16
Zogaj - Muratit: Ju si Qeveri se keni ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën, perveç asaj qe na takon me ligj

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka reaguar pas deklarimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se Qeveria e Kosovës ka kontribuar më shumë në rritjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, sesa vet komuna, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zogaj është shprehur se qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për kryeqytetin.

Postimi i plotë:

Z. Ministër Manipulues Murati,

Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na TAKON me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë CENT shtesë për Kryeqytetin, perveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë.

Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht!

Për fund, ma trego 1 projekt, ku ju si Qeveri, keni marr' vendim politik për të investu në Kryeqytet, 1 projekt?!!

Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi!

(Kosova Sot Online)