Hykmete Bajrami ia kujton Muratit disa premtime, i kërkon të flasë për to

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 17:42
Hykmete Bajrami ia kujton Muratit disa premtime, i kërkon të flasë për to

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është përfshirë në debatin rreth Komunës së Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati që të flasë për premtimet që kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore, si ndërtimi i qerdheve, banesave për qiftet e reja e banka zhvillimore.

“Tregoni dikush ministrit të numrave se Prishtina edhe pa mbështetjen e tij po punon më shumë se krejt ministritë bashkë”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)