Abbott: Kujtimi për të rënët, është një ngjarje e veçantë për ambasadën

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 15:20
Abbott: Kujtimi për të rënët, është një ngjarje e veçantë për ambasadën

Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, janë përkujtuar sot katërmbëdhjetë anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike (KFOR) që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ceremonia është mbajtur pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në sheshin “Edit Durham” në qendër të Prishtinës, ku ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott tha se kujtimi për të rënët, është një ngjarje e veçantë për ambasadën.

“Faleminderit që jeni sot këtu gjatë kësaj dite që mund të përshkruhet vetëm si një ditë e motit britanik, e cila pjesërisht ndjej se sigurisht po ndodh për të mirëpritur trupat tona britanikë që janë këtu si pjesë e rezervës strategjike të KFOR-it, shumë krenarë që i kemi me ne sot, në atë që është gjithmonë një ngjarje shumë e veçantë për ne, është një ngjarje e veçantë për mua personalisht, një ngjarje e veçantë për ambasadën tonë dhe iu falënderoj që jeni këtu për ta bërë atë një ngjarje të veçantë për të gjithë ne që po marrim pjesë”, tha ai.


(Kosova Sot Online)