Zotohet Rama: Kjo rrugë do ta shkarkojë trafikun në qendër të Prishtinës

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 15:30
Zotohet Rama: Kjo rrugë do ta shkarkojë trafikun në qendër të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi të rrethrrotullimit në lagjen Lakrishtë në kryeqytet, duke njoftuar se “ka mbetur edhe sinjalizimi për t’u vendosur” dhe të lëshohet për qarkullim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama shkroi se kjo rrugë “do ta shkarkojë trafikun e ngarkuar” në qendër të qytetit.

“Ka mbetur edhe sinjalizimi për tu vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim. Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton””, shkroi Rama.

“Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë”, shtoi kryetari i Prishtinës.

(Kosova Sot Online)