Kur mund ta përdorin qytetarët për pije ujin nga Badoci?

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 16:50
Kur mund ta përdorin qytetarët  për pije ujin nga Badoci?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se ka biseduar me kryeshefin ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahun, nga i cili tha se ka marrë informacionin se cilësia e ujit është përmirësuar dhe do të mund të përdoret për t’u pirë “brenda pak ditësh”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama iu kërkoi qytetarëve që të kenë “edhe pak durim”, ndonëse tha se e kupton shqetësimin e tyre.

“Të dashur qytetarë, Sapo bisedova në telefon me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili më informoi se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund ta përdorim për pije”, shkroi Rama.

Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije”, shtoi kryetari i Prishtinës.

(Kosova Sot Online)