Vazhdon edhe këtë javë fushata informuese për udhëtimin pa viza, sot mbahet në kë to vende

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 09:44
Vazhdon edhe këtë javë fushata informuese për udhëtimin pa viza, sot mbahet në kë to vende

Gjatë kësaj jave do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kampanja vetëdijësuese sot vazhdon me Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin.

“Merrni pjesë në kuiz për të fituar një udhëtim falas në Vjenë dhe mësoni më shumë për të drejtat tuaja të udhëtimit #paviza nga 1 janari 2024”, thuhet në njoftim.

Ndryshe nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

(Kosova Sot Online)